Nikos Galis – në “Shtëpinë e të lavdishmëve”

Ylli i basketbollit botëror të viteve 1970, greku Nikos Galis, që ka pasur një mesatare realizimi koshash prej 27,5 pikësh për ndeshje, u bë pjesë e “Shtëpisë së të lavdishmëve”, grupi elitar, ku bëjnë pjesë basketbollistët më të mirë të të gjitha kohërave në botë. Galisi është kampion i pesëfishtë i kanpionatëve greke dhe e udhëhoqi ekipin përfaqësues të Greqisë drejt titullit të kampionit të Evropës, më 1987. Disa klube të NBA-së amerikane i dërguan disa herë oferta Niko Galisit që ai të luante në kampionatin amerikan, por ai nuk pranoi, duke i qëndruar besnik vendit të tij (Greqisë). Trajneri i Bostonit, Red Orbah, shprehu keqardhjen e madhe që nuk u arrit që t’i mbushej mendja Galisit që të vinte në SHBA. Galisi është koshashënuesi më i mirë në konkurrimet evropianë gjatë të gjithë kohërave.

sfidanti.al