Nga tërheqja e mundshme te triumfi; Mërrej fiton një turne pas 2 vitesh e gjysmë

Pas më shumë se 2 vitesh e gjysmë, një operacioni në ije që I vuri në rrezik karrierën, Endi Mërrej rikthehet te suksesi në një turne ATP. Skocezi 32 vjecar që tashmë është në vendin e 243 të renditjes botërore është shpallur kampion në turneun e Anversës duke mundur në finale me përmbysje në 3 setete Stanislav Vavrinkën 3-6;6-4; 6-4 dhe në fund të kësaj sfide, tenisti britanik nuk mundi të përmbajë lotët

Herën e fundit që kishim parë Mërrej në fushën e lojës ishte në 4 mars të 2017, në turneun e Dubait ku shkatërroi në finale Fernando Verdaskon 2-0 me sete 6-3;6-2 dhe për të fituar trofeun e 45 në karrierë. Gjithcka po shkonte fjollë për Mërrej që ishte edhe në krye të renditjes botërore ndërkohë që  ishte edhe rivali më I fortë I Tre Musketierëve, Federer, Nadal e Xhokovic.

Por në korrik u vunë re problemet e para në ije që u shtuan me kalimin e kohës me Mërrej që u detyrua t’u nënshtrohej 2 operacioneve, I fundit u krye në janar të këtij viti. Britaniku përjetoi muaj të vështirë aq sa ai të mendojë edhe për një tërheqje të mundshme nga aktivitetet. Por Endi Mërrej rezistoi dhe pas vetëm 7 turneve të zhvilluar në lojën njëshe erdhi  edhe fitorja që largoi frikërat dhe fantazmat. ‘Është një ndër fitoret e mia më të mëdha-tha Mërrej në fund të sfidës-do të thotë shumë. Vitet e fundit ishin vërtet shumë të vështirë për mua. Jam I lumtur, shumë I lumtur’. Një ndjenjë që tani po e përjetojnë edhe shumë fansa të tij e të apasionuarit pas tenisit.

Sfidanti.al