Nga fjalët në vepra; Hamilton krijon komision për diversitetin racial

Lewis Hamilton kalon nga fjalët në vepra në ndihmën e tij ndaj personave me ngjyrë. Kampioni i botës në Formula 1 që nërpërmjet rrjeteve sociale ka ndërmarrë një fushatë kundër racizmit me britanikun që vendosi të hedhë një tjetër hap konkret në këtë cështje teksa krijoi një komision për të përfshirë nëpërmjet Motorsportit të gjithë personat me ngjyrë në shumë aktivitete duke nxitur akoma më shumë lëvizjen #BlackLivesMatter

‘Kam parë persona që i respektoja teksa zgjodhën të heshtnin-tha Lewis për ‘Sunday Times’-kur isha fëmijë në garat kart hidhnin sende kundrejt meje dhe jam mësuae me idenë se askush nuk do të flasë për mua kur bëhet fjalë për racizmin sepse askush nuk e kupton eksperiencën time. Për këtë arsye shpresoj që Hamilton Commission të bëjë një ndryshim të vërtetë; dua të shoh sportin që i ka dhënë shumë mundësi një djaloshi me ngjyrë të ndrojtur nga klasa punëtore e Stevenage, të ndryshojë të të bëhet si bota shumëkulturëshe ku jetojmë’.

Komisioni Hamilton, i krijuar nëpërmjet një bashkëpunimi me Royal Academy of Engineering, ka si synim studimin e mundësive sesi motorsporti mund të ndihmojë sa më shumë të rinj me ngjyrë në aspektin shkencor, teknologjik dhe matematikor, për një impenjim të tyre në skuadra apo në sektorë të tjerë të inxhinierisë.

Sfidanti.al