Nejmari gjen një “luftëtar” të UFC-së si truproje personale!

Duket se futbollisti brazilian që sapo ka ardhur te PSZH-ja nga Barcelona, nuk ndjehet i sigurt në Paris, kështu që ai ka angazhuar si truproje personale një luftëtar profesionist të njohur të arteve marciale (UFC).

Sikurse njofton media francez, menjëherë mbas përfundimit të marrëshjees më vlerë rekord prej 222 milionë eurosh të kalimit nga Barcelona për te PSZH-ja, Nejmari kontaktoi me luftëtarin e UFC-së, francezin Nordin Taleb që, tani e tutje, do të jetë personi nr1 në sigurimin e tij. Kështu, Talebi, gjatë periudhës së ardhshme, do të jetë truproja personale e megayllit të ri të PSZH-së, pra, do t’i ruajë shpinën Nejmarit në aventurën që ai sapo ka filluar në klubin francez. Sa për informim, asnjë lojtar tjetër në botë nuk ka bodigard personal të një niveli të tillë.

Sfidanti.al