Në Rio de Zhaneiro, të gjithë në radhë për një foto me statujën e Sennës

Në Rio De Zhaneiro, festa e Vitit të Ri do të jetë edhe mundësia për të bërë përurumin e statujës së legjendës së Formula 1 Airton Senna në lungomaren e Kopakabanës. Do të jetë kjo një mënyrë e Brazilit për t’I bërë homazh 3 herë kampionit të botës së Formula 1 dhe që nuk do të harrohet kurrë.

Monumenti në fakt tashmë është shndërruar në një vend pelegrinazhi për persona që janë në kërkim të frymëzimit për të fituar në jetë. Statuja e Sennës është prej bronzi dhe në përmasat reale të pilotit legjendar,. Ndërkaq, që tani  vihet re një radhë e gjatë e personave që duan të bëjnë foto te statuja e kësaj legjende të Formula 1 që është ndarë nga jeta në mënyrë tragjike në një aksident gjatë garës së Imolas.

Sfidanti.al