As në Majemi nuk ke siguri? Dëgjoni ç’thotë Voznjacki

Të luash në kompleksin modern të tenisit në Majemi nuk është sikur të bredhësh në rrugët ku as policia nuk shkel në Çikago. Gjithsesi, edhe aty mund të provosh ndonjë tmerr, dhe duket se kështu i qëlloi Karolinë Voznjackit. Tenistja bukuroshe, kampione “e freskët” e Australian Openit u shqetësua jo aq shumë nga humbja e papritur në fushë, por nga kërcënimet që morën njerëzit e saj të afërt në tribunë.

“Prindërit e mi morën kërcënime për vdekje, – tha numri 2 i turneut, – po ashtu edhe nipi dhe mbesa e të fejuarit tim u kërcënuan nga tifozët”. Tronditja ishte e madhe, ndërsa gjithçka ndodhi për shkak të rivalitetit në terren. Voznjacki luajti dhe u mund nga Monika Puig, një teniste nga Porto Riko, por që jeton në Majemi. Publiku në tribuna siç duket ishte edhe portorikan, por edhe i përbërë nga djem e vajza të qytetit, që bënin tifo për sportisten vendase.

“Shpresoj që organizatorët të marrin masa urgjente dhe ta marrin seriozisht këtë problem, – shkruajti danezja me origjinë polake në rrjetet sociale, – sepse ky është një shembull i tmerrshëm për brezin e ardhshëm të tenisit”.

Sfidanti.al