Ndryshimi i Euroligës me NBA-në? Veç 115 pikë në CSKA-Real!

Kaq zakonisht në ligën amerikane i shënon një ekip i vetëm, dhe kur ndonjë skuadër nuk kalon 90-ën është problem. E tillë, diferenca mes dy kampionateve më të fortë të basketbollit në botë, NBA-së dhe Euroligës, pra tek loja sulmuese dhe spektakli. Ky ndryshim u kuptua kur u mësua rezultati i ndeshjes më të fortë të javës në Europë, CSKA e Moskës-Real i Madridit, që përfundoi 60-55. Padyshim që dueli në kryeqytetin e Rusisë ishte i fortë, por aty dominoi mbrojtja, dhe moskovitët i lejuan madrilenëve vetëm 22 pikë në 20 minutat e dyta, pasi miqtë ishin në epërsi +7 pikë në pushim. Taktikisht, çdo gjë në rregull, por si biznes aspak. Në Amerikë, tifozët nuk do t’i blinin biletat e shtrenjta për të parë një spektakël kaq të varfër.

Sfidanti.al