NBA, Vins Karter shkruan historinë, askush si ai nuk ka luajtur në 4 dekada

Vins Karter është në sezonin e tij të 22 në NBA dhe që përbën një rekord, por ai shkruan një tjetër faqe të historisë së kampionatit më spektakolar të basketbollit në botë, pasi bëhet I pari lojtar që luan në këtë ligë në 4 dekada të ndryshme.

Vins Karter, pasi bëri debutimin në 1999, tani ka kaluar edhe 2 dhjetëvjecarët e parë të shekullit të 21. Tashmë në moshën 42 vjecare,basketbollisti që aktualisht luan me Atlantën vazhdon të ketë hapësirat e tij në parket, pavarësisht se protagonistë së fundmi janë bërë edhe 36 lojtarë të tjerë mes të cilëve edhe Luka Doncic  të cilët kanë lindur pas vitit të debutimit të Karter në NBA.

Sfidanti.al