NBA, Uashingtoni shënon humbjen e radhës, Miami, tjetër sukses

Uashingtoni nuk po mund të ngrejë kokë. Skuadra e Uizards u mund nga Orlando Mexhin 108-117 duke shkuar në kuotën ë 11 humbjeve, ndërkohë që ka vetëm 2 fitore. Janë këto statistika që e pozicionojnë uashingtonin në vendin e parafundit në Konferencën e Lindjes në NBA, përpara Klivlend Kavaliers. Gordon me 20 pikë e Vucevic me 21 pikë e 14 topa në tabelë ishin ata që e cuan skuadrën nga Florida drejt fitores së 5 sezonale

Miami Heat fitoi një tjetër përballje pas asaj me San Antonio Spërs. këtë radhë ajo mposhti Indiana Pejsërs 110-102, sukses ky që erdhi falë 11 pikëve e 20 topave në tabelë të Uajtsajd dhe 20 pikëve të Olinik. Për Indiana Pejsërs vlen të përmendet paraqitja e mirë e Sabonis që e nisi ndeshjen si zëvendësues duke regjistruar një bilanc me 17 pikë e 11 topa në tabelë

Bostoni që nuk ka Kajri Irving humbi në ndeshjen e tij të radhës ndaj Jutah Xhaz me rezultatin 115-123. Ishte një sfidë ku Hejuard u kthye në Jutah si kundërshtar duke u pritur me fërshëllima nga tifozët e Xhaz. Gobert me 17 pikë e 15 topa në tabelë, Micell me 21 pikë dhe Ingles me 27 pikë  spikatën për Jutah, ndërsa në krahun tjetër, te Bostoni Tatum shënoi 21 pikë, ndërsa Rozier 22, por që shërbyen vetëm për të pasuruar statistikat e tyre personale