NBA, Russell Westbrook me Covid-19, por në Orlando do të jetë

Ylli i NBA,  Russell Westbrook rezultoi pozitiv me coronavirus. Ishte vetë basketbollisti i Houston Rockets që ua komunikoi lajmin të gjithëve nëpërmjet profileve të tij në rrjetet sociale

‘Rezultova pozitiv përpara nisjes së skuadrave për në Orlando-shkruante në postimin e tij Westbrook-për momentin ndihem mirë, jam në karantinë dhe mezi po pres që të bashkohem me shokët e mi të skuadrës kur të jetë e mundur. Faleminderit për urimet dhe mbështetjen e vazhdueshme që më jepni. Ju lutem, merreni seriozisht këtë virus. Sigurohuni, vendosni maskat’.

Westbrook bashkë me yllin tjetër të Rockets, James Harden dhe  Luc Richard Mbah a Moute, ishin tërhequr nga stërvitjet e para të skuadrës në Orlando ku do të zhvillohet pjesa e mbetur e kampionatit të NBA, por nuk dihet se nëse edhe këta 2 lojtarë janë në karantinë për Covid-19 apo e shtynë udhëtimin drejt Floridas për motive personale

Ndërkaq që nga 7 korriku kur skuadrat nisën grumbullimin në Disney Ëorld janë kryer 322 teste nga të cilët 2 raste ishin pozitive. NBA dhe Sindikata e Basketbollistëve të NBA bënë të ditur gjithashtu se nga 1 korriku e deri në nisjen e skuadrave në Orlando 19 lojtarë rezultuan të prekur nga Covid 19 të cilët qëndruan në qytetet ku luajnë për t’u rikuperuar deri në momentin kur të cilësohen klinikisht të shëruar.

Sfidanti.al