NBA paralajmëron lojtarët: Kush nuk luan do t’u reduktohet paga

Cdo basketbollist ka të drejtë të mos luajë, por do të humbasë para. Ky është mesazhi i drejtpërdrejtë i dhënë nga NBA tek të gjithë ata lojtarë që kanë shprehur dëshirën për të mos luajtur në pjesën e mbetur të sezonit në Disney World në Orlando të Floridas. Në një dokument të gjatë prej 100 faqesh që ua shpërndau të gjithë lojtarëve, NBA kërkoi të qartësojë kushtet në të cilat do të zhvillohen ndeshjet e NBA duke nisur nga 30 korriku

‘Është thelbësore që cdo basketbollist të kuptojë se kanë të drejtën për të mos u kthyer të luajnë-lexohet ndër të tjerat në dokumentin e NBA-cdo kush që do të zgjedhë këtë opsion nuk do të pësojë masa disiplinore’

Lojtarëve u kërkohet një dokument pranimi që duhet dërguar brenda 24 qershorit.

‘Për cdo garë që nuk do të luhet-vijohet në dokumentin e NBA-do të mbahet një përqindje nga paga e cdo lojtiari, deri në një numër maksimal prej 14 ndeshjesh’, dicka që parashikohet në klauzolën e kontratave të Basketbollistëve të NBA

Sfidanti.al