NBA, nisma e Lakers, në playoff me fanelë të dizenjuar për të nderuar Bryant

Nëse Los Angeles Lakers do të kalojnë raundin e parë të playoffit në kampionatin e NBA kundër Portland TrailBlazers, do të përdorin një fanelë të vecantë në raundet e ardhshëm që ëshyë në nder të Kobe Bryant, i ndarë nga jeta në muajin janar pas një aksidenti të pësuar me helikopter ku humbi jetën edhe vajza e tij Gianna dhe 7 persona të tjerë.

Fanela  është dizenjuar edhe nga vetë Bryant dhe ka në të një pullë prej lëkure gjarpri me ngjyrë të zezë në brendësi dhe 16 yje në penelet anësore.

Sfidanti.al