NBA në prag vendimi historik: Basketbollistet lejohen edhe me ferexhe!

Më mirë bindja sesa detyrimi. Kjo ka qenë arsyeja në bazë të vendimit të NBA-së për të lejuar basketbollistet femra që të luajnë me ferexhe në Arenat amerikane. Vendimi që pritet të hyjë në fuqi në tetor të këtij viti do t’i japë fund një periudhe me polemika të paktën përsa i përket Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Rregulli do të jetë që çdo lojtare që dëshiron mund të mbajë ferexhe (hixhabin), apo edhe veshje të feve të tjera, mjafton që ngjyra e tyre të jetë si ajo e uniformave të skuadrës.

Hixhabi ka qenë vazhdimisht shkak për përplasje dhe bojkotime, siç ishte rasti i skuadrës femërore të Katarit vendosi të largohej nga Lojrat Aziatike pasi lojtaret nuk u lejuan të mbanin ferexhenë. Një rast tjetër ka qenë ai i basketbollistes me origjinë nga vendet myslimane, Bilkis Abdyl-Kadir, që nga basketbolli amerikan (NCAA) vendosi të luante në Europë, por nuk u lejua pikërisht për shkak të veshjes islamike.

Sfidanti.al