NBA, kaos në Filadelfia; Imbid dhe Tauns sherr në parket dhe rrjetet sociale

Xhoel Imbit dhe Karl Entoni Tauns, pas provokimeve në distancë të bëra ndaj njëri-tjetrit prej vitesh, ‘u hodhën në veprim’ teksa u përfshinë në një sherr në parket në mes të ndeshjes pikërishr në periodën e tretë të sfidës mes Filadelfias dhe Minesotës, një episode që I pa të dy lojtarët të [ërjashtoheshin menjëherë nga parketi. Grushta e të shtyra, të dy lojtarët ishin të zemëruar dhe vetëm ndërhyrja e trajnerëve dhe shokëve të skuadrave bënë që të shuhet kjo zënkë që gjithsesi vijoi jashtë parketit…në rrjetet sociale

‘Fitore e madhe e skuadrës!!! Jam rritur mes luanëve dhe një macok më sulmoi-shkruante Imbid në postimin e tij në Tëitter duke iu referuar akronimit të Tauns KAT-për të vazhduar me LMAO, më vjen për të qeshur sa të shkul brinjët. ‘Më pas përdorin nënën e tij që të më tregonte gishtin e mesit me të dyja duart. Sa gjë serioze-vijonte basketbollisti I Filadelfias që përdori dhe hashtagët #FightNight dhe #IAintNoBitch

Përgjigjja e Tauns ishte e menjëhershme dhe bëhet fjalë për një postim të shkurtër teksa përdori dy fraza të rivalit të tij ‘ I rritur mes luanëve dhe nuk jam t…’, port ë shoqëruar nga një foto ku Imbid shfaqej në lotë pas eliminimit të Filadelfias në playoff sezonin e kaluar dhe e gjithë kjo pasohej nga nje emoji I një kapeleje dhe një palacoje. Domëthënia e postimit? ‘Qeni që leh nuk të ha’.

Por historitë nuk mbarojnë këtu: ‘Ai që shtiret si I fortë nuk ia hedh dot askujt-ishte përgjigjja e Imbid-të gjithë e dinë kush je… edhe ti e di se cfarë ke qenë gjithnjë; një femër(thuaje me zë të lartë që ta dëgjojnë  edhe ata në rreshtin e fundit. Të caj kokën gjithmonë dje të lutem, luaj në playoff përpara se të flasësh, të gjithë e dinë se me ty bëj atë cfarë dua’.

Sfidanti.al