NBA, Hjuston me ulje ngritje; tani fiton ndaj Indianës

Hjustoni nuk është në momentin më pozitiv të tij duke qenë se po përjeton një sezon me shumë amplituda. Skuadra e Rokets nuk është konstante në rezultatet e saj, por në sfidën e radhës ajo arriti të fitojë ndaj indianës me rezultatin 115-103. Perioda e dytë ishte ajo ku hjustoni bëri diferencën duke e fituar 44-23, më pas për teksanët u kthye në cështje të kontrollit të avantazhit, pavarësisht disa reagimeve të Indianës. Xhejms harden u kthye te standardet e tij për Hjustonin  pasi në 37 minuta lojë shënoi 40 pikë.

Miluoki fitoi duelin me Denverin 121-114. Skuadra e Baks u lodh shumë për të fituar këtë ndeshje pasi Nagets nuk ia bëri aspak të lehta gjërat. Denver bëri të vetin periodën e parë që e  mbylli në avantazhin 35-33. Miluoki reagoi në periodën e dytë për të shpërthyer përfundimisht pas pushimit të ndeshjes duke dominuar 12 minutëshin e tretë, ndërkohë që në kohën e mbetur nuk bëri gjë tjetër vecse administroi rezultatin

Bostoni nuk po shfaqet në formën e sezonit të kaluar. Skuadra nga Masacusets humbi sfidën e saj të radhës me Portlandin 94-100. Pas një pjese të parë shumë të dobët dhe të mbyllur në disavantazhin e 15 pikëve, Bostoni kërkoi të reagojë, por nuk mundi dot të evitojë disfatën. kajri irving spikati për Seltiks me 21 pikë, por më i miri ishte Tatum me 27 pikë të shënuara.

Los Anxheles Lejkërs mundi Atlantën 107-106 në një ndeshje shumë të rivalizuar. Ishte i zakonshmi Lebron Xhejms që drejtoi skuadrën kaliforniane drejt kësaj fitoreje me 26 pikë të shënuara, ndërsa për Houks spikatën Jang me  me 20 pikë e 12 assist, ndërsa Prins regjistroi një bilanc me 23 pikë.

sfidanti.al