NBA, Golden Stejt përballon “uraganin” Dejvis!

Entoni Dejvis ishte sërish një “uragan”, por sërish i pamjaftueshëm për të çuar Nju Orlinsin tek fitorja. Për të dytën mbrëmje ai shkëlqeu, dhe sërish Pelikans u mund brenda në fushën e vet. Pasi shënoi 50 pikë në takimin e parë të NBA-së ndaj Denverit, Dejvis realizoi 45, duke kapur edhe 17 topa në tabela. Gjithçka shkëlqyeshëm, por sërish pak kur përballë janë nënkampionët në fuqi, ata që cilësohen si favoritë për titullin, Golden Stejt Uorriors.

Treshja e saj “qiellore”, Kërri-Durant-Tompson shënoi së bashku 81 pikë, ndërsa Durant barazoi Dejvisin në tabela me 17 topa të kapur aty, dhe Golden Stejti fitoi 122-144. Jo më kot, presidenti Obama është shprehur se Uorriors do ta fitojnë titullin për shkak se kanë Durantin.

Ish-ylli i Oklahomës realizoi ndeshjen e 66-të me 20 pikë apo më shumë të shënuara, duke iu afruar rekordit të mbajtur nga Majkëll Xhordan me 69 të tilla në 1991. Kërri, sërish i zoti nga distanca, arriti kuotën e 1600 tripikëshave në karrierë, në vendin e 19-të të gjitha kohëve.

B. Kuka