NBA, Golden Stejt mund edhe Minesotën, shkëlqen edhe Boston

Golden State i jep një leksion të mirë Minesotës në ndeshjen e radhës së NBA. Në Oracle Arena, skuadra kaliforniane fitoi ndaj Timbërulvs 125-101 në një ndeshje fati i së cilës u vendos në pjesën e dytë të saj. Minesota rezuistoi mjaft mirë në 2 periodat e para madje në një moment mori edhe avantazhin në 53-52. pikërisht në këtë moment Tompson dhe Kërri vendosën ta marrin seriozisht ndeshjen duke i dhënë mundësinë Golden Stejt që me rezultatin e pjesshëm 44-26 të mbyllë praktikisht llogaritë e kësaj sfide dhe të ruajë vendin e parë në Konferencën e Perëndimit me 9 fitore dhe 3 humbje.

Bostoni i tregoi Los Annxhelesit se është ajo një prej kandidateve më të forta për fitoren e NBA. Në TD Garden, skuadra e Seltiks iu imponua asaj kaliforniane teksa e fitoi sfidën 107-96 ku protagonistë u bënë Bejns dhe Irving që shënuan respektivisht 21 dhe 19 pikë.

Nuk mbetet pas Detroit Pistons, skuadra e dytë më e mirë e Konferecnës së Lindjes deri tani. Në Auburn Hills, Detroit mundi Indianën me rezultatin 114-97 ku domëthënëse për këtë skuadër u bënë perioda e dytë dhe e katërt që Pistons i fitoi respektivisht 37-22 dhe 32-22.Në ndeshjet e tjera Nju Jorku u mund nga Orlando 99-112, ndërsa Miami fitoi me Finiks Sans 126-115.

sfidanti.al