NBA, fenomeni Lillard, 61 pikë kundër Dallasit

Portland vazhdon të shpresojë për një kualifikim për në fazën e playoffit falë fenomenit Damian Lillard. Basketbollisti i Trailblazers ishte fituesi i supersfidës individuale me Luka Doncic teksa e udhëhoqi skuadrën e tij drejt fitores 134-131 duke shënuar plot 61 pikë, 22 nga të cilat i shënoi në periodën e fundit. Ishte një ndeshje ku Lillard regjistroi statistika fantastike, 17 gjuajtje të sakta nga 32 tentativa dhe 9 gjuajtje të sakta për 3 pikë duke bërë që në fund Dallasi të dorëzohej edhe pse u përpoq deri në fund për të fituar këtë përballje

Po kështu për Portland u paraqit mjaft mirë edhe Carmelo Anthony me 26 pikë me një efektivitet prej 59%. Loja e Lillard dhe Anthony eklipsuan totalisht yjet e skuadrës teksane; Kristaps Porzingis me 36 pikë personale dhe Luka Doncic me 25 pikë e 10 assist, ndërsa Tim Hardaëay Jr e mbylli sfidën me kuotën e 24 pikëve.

Sfidanti.al