NBA, Bostonin e thyen skuadra e parafundit e Konferencës së Lindjes

Çikago Bulls është skuadra e parafundit e konferencës së Lindjes në NBA, por i dha një leksion të mirqë kryesuesve të Seltiks. Në ‘United Center’ , Çikago arriti të fitojë ndeshjen me rezultatin 108-85 ku ata që shkëlqyen ishtin Nikola Mirotic dhe Portis që të dy së bashku shënuan 47 pikë. Në krahun tjetër, Bostoni që nuk kishte në radhës e saj Kajri Irving, e pati të pamundur që të thyente Çikagon që ishte në një ditë të shkëqyer.

Nuk bën të njëjtin gabim Golden Stejt që fitoi me Portland 111-104. Mungesa e Kërrit dhe Grin nuk u ndjenë aspak në parket për kampionët në fuqi të NBA dhe ai që veshi mantelin e protagonistit ishte Kevin Durant që e mbylli ndeshjen me 28 pikë dhe 9 topa në tabelë.

Hjuston Rokets iu përgjigj fitores së Golden Stejt me të cilën është në garë për kreun në Konferencën e Perëndimit. Skuadra teksane mundi Nju Orlins 130-123. Xhejms Harden nuk zhgënjeu askënd dhe shënoi bilancin me 26 pikë e 17 pasime, por njeriu i ndeshjes ishte Kapela që e mbylli sfidën me 28 pikë e 8 topa në tabelë.

Sfidanti.al