NBA, Boston zhgënjen sërish, humbet dhe me Miluokin

Boston nuk po mundet të kaperdijë dëmtimin e rëndë të pësuar nga Gordon Hejuard. Skuadra nga Masaçusets pësoi një tjetër disfatë në kampionatin e NBA dhe këtë radhë ndëshkuesja e saj ishte Miluoki Baks me rezultatin 108-100. Këtë radhë ai që i preu hovin Bostinit ishte Janis Antetokunpo qënë këtë ndeshje veshi mantelin e lojtarit MVP duke shënuar 37 pikë e duke marrë 13 topa në tabelë. Për Seltiks, Kajri Irving shënoi 17 pikë, ndërsa Xhejlen Braun 18, por këto statistika nuk i mjaftuan skuadrës së Bostonit për të evituar humbjen e dytë radhazi.

San Antonio Spërs nuk i zhgënjeu tifozët e tij në ‘AT&T Center’ duke e nisur mjaft mirë sezonin e ri  në NBA. Skuadra teksane mposhti Minesota Timberulvs me rezultatin 107-99. Lideri i ‘Spërs’ në këtë ndeshje u bë LaMarkus Oldrixh që e mbylli këtë takim me 25 pikë dhe 10 topa në tabelë. Fitore shënoi edhe skuadra tjetër nga Teksasi, Hjuston Rokets. Këtë radhë djemtë e Majk D’Antonit gjunjëzuan Sakramento Kings me rezultatin 105-100. Në ndeshjet e tjera Detroit fitoi me Sharlot 102-90, Majemi humbi derbin e Floridës me Orlandon 109-116, ndërsa Atlanta arriti të mposhtë Dallas Maveriks 117-111.

Sfidanti.al