NBA, bëhet zyrtare, kampionati rinis në 31 korrik në Disney World

Tani është zyrtare; në 31 korrik rifillon sezoni i NBA me ndeshjet që do të zhvillohen në një qytet të vetëm, Disney World Resort në Orlando të Floridas. Vendimi u ratifikua këtë të enjte gjatë takimit të Board of Governors ku 30 pronarët e klubeve të NBA ekanë pranuar propozimin e komisionerit Adam Silver që kërkonte miratimin me ¾ të votave.

Është pranuar formati me 22 skuadra në vend të 30; 9 të parat e Konferencës së Lindjes (Milwaukee, Toronto, Boston, Miami, Indiana, Philadelphia, Brooklyn, Orlando e Washington) dhe 13 të Konferencës së Perëndimit (LA Lakers, LA Clippers, Denver, Utah, Oklahoma City, Houston, Dallas, Memphis, Portland, New Orleans, Sacramento, San Antonio e Phoenix).

Ndeshjet e playoffit do të zhvillohen në muajin gusht me finalet që parashikohen të përfundojnë në 12 tetor. Ndërkaq, është fiksuar edhe pse në mënyrë provizore, edhe datat e fillimit të sezonit të ri; 1 dhjetori, ndërsa data e Draftit është 15 tetori.

Skuadrat do të zhvillojnë 1 javë stërvitje në fillim të korrikut, secila në qytetet e tyre respektive, për t’u spostuar në Orlando në 7 korrik. Të gjithë basketbollistët do t’u nënshtrohen kontrolleve sanitare të vazhdueshme dhe pjesa e mbetur e turneut do të luhet me dyer të mbyllura në ESPN World of  Sports Complex në brendësi të Disney World që ka në përbërje 3 arena që do t’i japin mundësi NBA që të programojë edhe 6 ndeshje në ditë pa penguar skuadrat që të stërviten. Lojtarët do të testohen në hyrje të impiantin përpara cdo ndeshjeje.

Sfidanti.al