NBA, 9 raste me coronavirus, në NFL, I infektuari I parë

Shfaqen raste të tjera me coronavirus në NBA. I fundit është Marcus Smart, lojtari I Boston Celtics. Ishte vetë klubi I Bostonit që e konfirmoi lajmin, por pa e përmendur emrin. Megjithatë ishte vetë Smart që me një postim në rrjetet sociale zbuloi identitetin e tij. Basketbollisti nuk ka simptoma, është mirë dhe ndodhet në izolim.

Ditët e kaluara iu nënshtrua kontrollit pasi ishte në kontakt me një tjetët lojtar të NBA që kishte rezultuar pozitiv. Edhe te Los Angeles Lakers ka dy raste pozitive, por identiteti I lojtarëve nuk bëhet I ditur, ndërsa 3 raste të tjera me coronavirus janëe shfaqur në stafet teknike të Pholadelphias dhe Denverit.

Virusi Convid-19 është shfaqur edhe në National Football League. Trajneri I Neë Orleans Saints, Sean Payton. Ai tha se ndihet vetëm pak I lodhur dhe se është me fat që nuk ka simptoma serioze dhe është duke pushuar në karantinë. Ai I kreu testet ditën e hënë dhe pas 3 ditësh morën përgjigje

Sfidanti.al