NBA, 108 basketbollistë janë nga jashtë SHBA

NBA nis sezonin e ri me 108 basketbollistë ndërkombëtarë nga 38 vende të botës  dhe ky do të jetë sezoni I 6 radhazi ku në skuadrat e kampionatit më prestigjioz të basketbollit në botë ku aktivizohen të paktën 100 lojtarë që vijnë nga jashtë SHBA.

Në këtë pikë rekordin e mban sezonin 2016/2017 ku u regjistruan 113 basketbollistë, ndërkohë që rekordin për numrin e vendeve me lojtarë në NBA e mban 2017/18 me 42 territore. 108 lojtarët ndërkombëtare.

Shteti me numrin më të madh të basketbollistëve që luajnë në NBA është Kanadaja me 16, Australia ka 9 lojtarë, Franca 8, Kroacia 7, Serbia 6. Për më tepër, Kanadaja shënoi edhe një rekord me 6 lojtarë të përzgjedhur në Draftin e 2019 duke thyer atë të vendosur nga Franca në 2015 me 5 basketbollistë të zgjedhur në Draftin e atij viti.

Sfidanti.al