Nadal pranon superioritetin e Xhokovic: Shfaqi një nivel tenisi të pabesueshëm

Rafael Nadal doli me ‘kocka të thyera’ nga finalja e Australian Open me Novak Xhokovic, ndaj të cilit humbi 3-0. vetë spanjolli e pranoi superioritetin e kundërshtarit të tij në këtë ndeshje gjatë fjalimit të tij në ceremoninë e dorëzimit të trofeut duke e uruar për këtë sukses historik.

‘Xhokovic zhvilloi një lojë të një niveli të pabesueshëm dhe duhet ta uroj-tha Nadal-për mua këto dy javë ishin shumë të rëndësishme pasi përpara Australian Open kisha luajtur vetëm 9 turne vitin e kaluar për shkak të dëmtimeve. Dua të falenderoj stafin tim pasi pa të nuk do të isha këtu. Do të vazhdoj punën për t’u përmirësuar e për të fituar gjëra të rëndësishmë. Ky turne ishte shumë emocionues edhe pse sot nuk ishte dita ime’.

Pas kësaj finaleje, Xhokovic shkon në 15 tituj Grand Slam në karrierë duke lënë pas amerikanin Pit Sampras. Ndërsa Nadal mbetet në kuotën e 17 titujve Grand Slam, 2 më shumë se tenisti serb dhe 3 më pak se Roxher Federer që është në kuotën e 20 titujve të fituar në karrierë në turnetë madhorë të tenisit.

Tani objektivi i spanjollit duket se do të jetë fitorja e titullit të tij të 12 në Roland Garros, ndërkohë që evenimenti i radhës ku ai do të marrë pjesë është Turneu Open 500 i Akapulkos që do të zhvillohet në fiund të muajit shkurt.

sfidanti.al