Nadal e Federer të bëhen gati, Xhokovic e Vavrinka do kthehen në fushat e lojës

Pas gati 6 muajsh mungese në fushat e lojës, Novak Xhokovic dhe Stanislav Vavrinka do të rikthehen të luajnë dhe kjo do të ndodhë në turneun e ekzibicionit në Abu Dabi që do të zhvillohet në 28-30 dhjetor. Lajmi u konfirmua nga vetë organizatorët e turneut.

Xhokovic, ish numri 1 i botës, nuk ka luajtur që nga turneu i Uimbëlldonit për shkak të një dëmtimi në brryl dhe në këtë moment është në vendin e 7 të renditjes ATP. Ndërsa Vavrinka, ish numri 3 I botës që tani është në vendin e 9, do të kthehet pas operacionit të kryer në gju.

Organizatorët e turneut të Abu Dabit bënë të ditur se në këtë eveniment do të jetë edhe numri 1 i botës, Rafael Nadal. Kanë siguruar për pjesëmarrjen e tyre në Turneun e Abu Dabit të muajit dhjetor edhe Dominik Tim, Pablo Karrenjo dhe kanadezi Milosh Raonic.

Sfidanti.al