Mposhti frikën ndaj ujit dhe tani do t’i bjerë përqark të gjithë Britanisë!

Dikur, Pola Mekguajër kishte aq frikë nga uji, saqë nuk zbriste as shkallët për te pjesa e cekët e pishinës, kurse, sot, ajo po bëhet gati që të bëhet njeriu i parë që do të synojë t’i bjerë përqark të gjithë Britanisë së Madhe. Pola 36-vjeçare nga Glasgou e konsideron veten si një njeri që është shëruar nga hidrofobia (frika nga uji).

Gjatë pesë muajve, ajo planifikon që të përshkojë rreth 1800 milje detare (gati 2900 km), duke notuar deri në gjashtë orë njëherazi dhe duke filluar, ndonjëherë, edhe në mesnatë, që t’u shmanget dallgave të forta. “Nuk kam dyshim se unë do ta përfundoj me sukses këtë sipërmarrje, pasi me një qëndrim të drejtë dhe mbështetje nga të tjerët, ne mund të bëjmë gjëra të pazakonta”, thotë Mekguajër.

Në maj të vitit të ardhshëm, ajo do të dalë nga shtëpia e saj komforte dhe do të hyjë në ujrat e kepit Lend End, me qëllim që të nisë udhëtrimin e saj ujor. “Duke pasur parasysh se çfarë më pret, mua, unë jam e ndërgjegjshme se do të ketë ditë, kur unë do të jem e raskapitur dhe se frika do të më kaploj, por unë do t’ia dal, do të vazhdoj që të notoj deri në fund”, thotë Pola Mekguajër.

Sfidanti.al