MotoGP në Tajlandë, Kuartararo dominon mbi të mëdhenjtë dhe fiton pole position

Fabio Kuartararo do të niset nga pole position në Cmimin e Madh të Tajlandës, që është gara e 15 sezonale e Botërorit të MotoGP. Piloti francez I Jamaha Petronas I mbylli provat kualifikuese me një kohë vërtet impresionuese me 1 minutë 29 sekonda e 719 të mijtat duke lënë në vendin e dytë Vinjales me Jamaha M1 me 106 të mijtat më shumë dhe pilotin e Hondës, Mark Markez

Në provat zyrtare u pa një betejë e fortë mes dy pilotëve Jamaha dhe Markez me Hondën, por në fund ai që shkëlqeu ishte oikërisht Kuartararo që është debutues në klasin mbretëror të MotoGP dhe po bën vërtet një paraqitje të shkëlqyer. Maverik tentoi deri në fund, por u detyrua të kënaqej me vendin e dytë
Ndërsa Mark Markez, bëri gjithcka për t’u treguar se kush komandonte në pistë, por spanjolli u bë protagonist I një tjetër rrëshqitje tjetër pas asaj të frikshme në provat e lira dhe doli nga beteja për pole position. Megjithatë Markez mund të ngushëllohet me faktin se në garën e së dielës do t’I duhet të marrë vetëm 2 pikë më shumë se Doviciozo për të mbyllur përfundimisht cështjen e titullit për pilotë, titull që do të jetë I 8 për të në karrierë.

Renditja e provave zyrtare të garës s eTajlandës vijon me Franko Morbidelin në vendin e katërt, ndërkohë që Doviciozo nuk shkoi më shumë se vendi I 7 që ia komplikon akoma më shumë punën për t’I prishur festën e titullit Markezit. Edhe Valentino Rosi u bë protagonist I një rrëshqitje dhe arriti të mbyllë provat zyrtare në vendin e nëntë.

Sfidanti.al