MotoGP, Marquez pranë një operacioni të tretë

Marc Marquez duket se është pranë një operacioni të tretë. Spanjolli që mungoi në të gjithë sezonin e Botërorit MotoGP të këtij viti për shkak të një dëmtimi të pësuar në Jerez në muajin korrik, iu drejtua spitalit Ndërkombëtar Ruber të Madridit për një ndërhyrje të mundshme kirurgjikale në krahun e djathtë.

Marquez ishte i shoqëruar nga babai i tij Julia’ që ndjek gjithnjë nga pranë vëllezërit Marquez brenda dhe jashtë piste. Marquez, 8 herë kampion bote në MotoGP  gjatë këtyre muajve iu është nënshtruar vazhdimisht një terapie conservative me stërvitje dhe séance fizioterapie, por kocka e dëmtuar në 19 korrik të 2020, në garën e parë të sezonit nuk është ngjitur kurrë plotësisht. Por ndërhyrhja tjetër rrezikon të kompromentojë afrimin e tij me kampionatin e vitit 2021 për shkak të një rehabilitimi të gjatë.

Sfidanti.al