MotoGP, Markez triumfon dhe në Aragon, nis numërimi mbrapsht për titullin

Mark Markez nuk ndalet as në Aragon. Piloti spanjoll I Hondës triumfoi në garën e shtëpisë së tij duke regjistruar suksesin e tij të 8 sezonal. Markez e dominoi totalisht këgtë garë dhe tani duket se ka filluar numërimi mbrapsht drejt titullit të 8 botëror për pilotë.

Ajo e zhvilluar në  Aragon ishte një garë që nuk kishte shumë histori me Markez që tregoi një superioritet carmatosës që përpara fillimit të garave aziatike dhe tashmë është një padron absolut I botërorit të MotoGP. Markez e nisi garën nga pole position dhe I mjaftuan vetëm 2 kthesa për t’u shkëputur nga kundërshtarët e tij dhe e kaloi vijën e finishit I pari me një diferencë prej 5 sekondash nga vendi I dytë I Doviciozos I cili vetëm sa kufizoi dëmet e shkaktuara pas kualifikueseve shumë të dobëta duke bërë parakalime deri në vendin e dytë, ndërkohë që në vendin e tretë u pozicionua Xhek Miller edhe ky një pilot Dukati.

Valentino Rosi regjistroi fundjavën e disatë për t’u harruar me italianin që nuk ishte asnjëherë pretendent për t’u ngjitur në podium dhe që garën e përfundoi në vendin e tetë. Me këtë garë, Mark Markez e lë kontinentin evropian me një avantazh prej 98 pikësh kur kanë mbetur edhe 5 gara nga fundi I kampionatit. Tashmë spanjolli ka nisur numërimin mbrapsht për titullin e këtij viti

Sfidanti.al