MotoGP, Markez merr revanshin; triumfon në garën e Spanjës.

Mark Markez lë pas krahëve atë cfarë i ndodhi në Austin dhe merr revanshin në garën e radhës së Botërorit të MotoGP; atë të shtëpisë së tij në Spanjë. Në pistën e Heres de la Frontera, piloti spanjoll i Hondës triumfoi në një garë jo shumë spektakolare duke lënë pas dy bashkëkombasit e tij Aleks Rins dhe Maverik Vinjales për të plotësuar një podium totalisht spanjoll.

Kampioni i botës në fuqi ishte thjesht perfekt në këtë Cmim të Madh duke e marrë shumë shpejt kryesimin e tij për ta ruajtur atë pa asnjë problem deri në fund. Aleks Rins vazhdon të befasojë në këtë botëror të MotoGP dhe suksesin e Teksasit ai e shoqëroi me vendin e dytë në garën e Spanjës, ndërkohë që piloti i Jamahës Maverik Vinjales e kaloi i treti vijën e finishit.

Andrea Doviciozo që kryesonte klasifikimin e MotoGP nuk shkoi më shumë se vendi i katërt, ndërkohë që Valentino Rosi mendoi vetëm të limitojë dëmet dhe të renditet në vendin e 6. Me përfundimin e Cmimit të Madh të Spanjës, Mark Markez rifitoi edhe vendin e parë në renditjen e përgjithshme të cilin e humbi në Austin me 70 pikë i ndjekur pikërisht nga Rins me 1 pikë më pak, ndërsa Doviciozo rrëshqet në vendin e tretë.

sfidanti.al