MotoGP, Markez dhe statistikat stratosferike të tij

Mark Markez përgatit fundjavën e Cmimit të Madh të Aragonit në Botërorin e MotoGP me një ‘match point’. Fitorja në Mizano dhe vendi I 6 I Doviciozos I kanë dhënë atij mundësinë që të krijojë një diferencë prej 93 pikësh kundrejt italianit në përfundim të 13 garave të para dhe një gjë e tillë nuk shihej prej kohësh.

Statistikat e spanjollit janë ato të nje epoke tjetër dhe nëse ai do të fitojë në Alkanjiz dhe Buriram do të mbyllë përfundimisht të gjitha llogaritë e titullit të 8 botëror. Ja shifrat e frikshme të pilotit katalanas të Hondës që është vetëm 26 vjec.

Prej 14 vitesh nuk shihej një avantazh kaq I madh  mes pilotit kryesues dhe atij të vendit të dytë. Diferenca prej 93 pikësh mes Markez dhe Doviciozos vetëm sa e ka përmirësuar disi atë prej 122 pikësh mes Rosit dhe Biaxhit në 2005. Markez ka 10 podiume radhazi. Ai në Mizano është podiumi I 89 në karrierën e Markez duke lënë pas Agostinin me 88 dhe është vetëm 6 podiume nga Mik Duhan që është në kuotën e 95 podiumeve. Markez është po kështu shumë pranë australianit edhe përsa u përket fitoreve në klasin mbretëror të MotoGP me 51 fitore kundrejt 54 të Duhan

Në 22 garat e fundit Markez ka dalë gjithnjë I pari ose I dyti përvec garës së vitit të kaluar në Brno që u rendit në vendin e tretë. Ajo në Mizano ishte fitorja e 77 në karrierën e Mark Markez, 1 më shumë se Hailud dhe para tij janë vetëm 3 pilotë, Agostini me 122, Rossi me 115 dhe Nieto me 90 fitore.

Po kështu, Markez do të bëhet piloti më I ri që arrin në kuotën e 200 garave duke lënë pas Kortezen dhe Lorencon. Markez ka garuar në 24 pista dhe vetëm në 3 prej tyre nuk ka fituar, Red Bull Ring, Donington park dhe Shangai. Për më tepër gara e Shangait është e vetmja që nuk është ngjitur në podium. Cmimi më I madh që ka fituar më shumë është ai I Gjermanisë, plot 10 herë dhe kanë qenë të gjitha radhazi

Sfidanti.al