MotoGP, fitorja e Doviciozos në gjykim; disa skuadra janë ankuar

Fitorja e Andrea Doviciozos me Dukatin në Cmimin e Madh të Katarit mbetet ‘sub judice’ pra në gjykim. Sipas të përditshmes spanjolle ‘El Mundo Deportivo’, disa skuadra mmes të cilave Aprilia, KTM, Suzuki dhe Honda u ankuan te komisarët e garës për Dukatin për përdorimin nga ana e kësaj skuderie të disa elementëve aerodinamikë që nuk janë konform normave teknike të kampionatit. Në mënyrë të vecantë është ankuar për përdorimin e deflektorëve në pjesën e poshtme të Dukatit

Mësohet se të dielën u bë një ankesë paraprake kundër Dukatit, por që u refuzua nga komisarët e garës. tani me shtimin e 4 skuadrave të tjera të sipërpërmendur duket se kjo cështje do të shqyrtohet dhe do t’i takojë Komisionit të Apelit të Federatës Ndërkombëtare të MotoCiklizmit FIM që të merret me këtë cështje dhe të japë vendimin përfundimtar, vendim që pritet të jepet brenda 2 javëve, gjatë Cmimit të Madh të Argjentinës.

sfidanti.al