MotoGP e incidenteve,  Marc Marquez,’kampion’ edhe me to…

Marc Marquez është kampion edhe përsa u përket rrëzimeve në pistë gjatë garave të MotoGP.  Në këtë sezon, spanjolli është ai që ka pësuar më shumë incidente së bashku me britanikun Cal Cratchlow me 5 rrëzime.  Pas këtyre pilotëve pozicionohet një  tjetër spanjoll Dani Pedrosa, ndërkohë që më konstant ka qenë në paraqitjet e tij Valentino Rossi që nuk është rrëzuar asnjëherë në këto 3 gara të para. Edhe si skuadër, Honda dominon në këtë pikë me 15 rrëzime, 9 më shumë se Yamaha që është kufizuar në vetëm 6 të tilla. Ndërkaq, duke bërë një përllogaritje të aksidenteve të ndodhura nga 2013 e deri tani, Marc Marquez është dominuesi absolut me 61 rrëzime, i dyti është Pedrosa me 28 dhe i treti Lorenzo me 21 rrëzime. Rossi, 9 herë kampion i botës është rrëzuar vetëm 15 herë në këtë kohë.

sfidanti.al