MotoGP, Doviciozo thotë fjalën e tij; fiton pole position në Japoni

Doviciozo e tha fjalën e tij në provat zyrtare të  Cmimit të Madh të japonisë që është ndalesa e radhës së Botërorit të MotoGP. në pistën e Motegit që konsiderohet si shtëpia e Hondës dhe Mark markez, piloti italian i Dukatit fitoi position duke regjistruar kohën 1 minutë 44 sekonda e 590 të mijtat, një rezultat i rëndësishëm ky për të.

Surpriza në këtë ditë të provave zyrtare të Cmimit të Madh të japonisë mban emrin e Johan Zarko dhe Xhek Miller. piloti francez dhe ai australian bënë një paraqitje të shkëlqyëer duke iu bashkuar Doviciozos në vijën e parë të startit të garës pasi u renditën respektivisht në vendin e dytë dhe të tretë.

Mark markez që pretendon të fitojë titullin botër pikërisht që në garën e japonisë do të duhet të nisë garën nga vendi i gjashtë, ndërkohë që për Valentino Rossin, gjërat nuk shkuan fort mirë, pasi 9 herë kampioni i botës nuk shkoi më shimë se vendi i nëntë në garën për pole positionin e Cmimit të madh të japonisë

sfidanti.al