MotoGP, anulohet gara e Japonisë, botërori vetëm në Evropë?

Botërori i MotoGP humb një tjetër pjesë të kalendarit dhe duket se do të zhvillohet vetëm në Evropë, gjithnjë nëse do të zhvillohet, Është anuluar Cmimi i Madh i Japonisë i programuar për t’u zhvilluar në 16-18 tetor në pistën e Motegit, lajm që u konfirmua nga Shefi Ekzekutiv i Dornës që zotëron të drejtat e MotoGP, Carmelo Ezpeleta.

‘Botërori i MotoGP do të mbetet në Kontinentin e Vjetër deri në mesin e nëntor; do të kërkojmë të bëjmë sa më shumë gara të jetë e mundur-tha Ezpeleta që foli edhe për anulimin e garës japoneze dicka që nuk ndodhte që nga viti 1986

‘Me shumë trishtim bëjmë të ditur anulimin e Grand Prix of Japan, në pistën e vecantë të Motegit, që do të thotë se nuk do të kemi garë të Japonisë në kalendar për herë të parë që nga 1986-vijoi Ezpeleta- familja e MotoGP po punon shumë për të mundësuar nisjen e sezonit, për të organizuar numrin më të madh të mundshme të garave dhe në mënyrën më të sigurt të mundshme’.

Sfidanti.al