Mesazhi enigmatik i Bolt; rekordmeni do t’u rikthehet garave?

Para 8 muajsh u duk se karriera e atletit më të shpejtë në botë u mbyll përfundimisht. Në stafetën 4×100 m të Botërorit të londrës që ishte edhe gara e fundit e tij, Bolt shfaqi një problem në metrat e fundit, për të bërë një mbyllje jo të lumtur, dicka që një sportist si ai nuk e meriton aspak.

Xhamajkani, fituesi i 8 medaljeve të arta olimpike është parë edhe në Lojërat e Commonëealthit, por jo si pjesëmarrës për të lëshuar një mesazh enigmatik nëpërmjet rrjeteve sociale duke lënë të kuptohet se ai mund t’u rikthehet garave.

‘Mos vallë u tërhoqa shumë shpejt? Hmmm-lexohet në postimin e Usain Bolt në Tëitter, nje mesazh ky që u shoqërua nga një i dytë që thoshte: ‘Duke parë stafetën, po i bëj disa pyetje vetes. Gjithsesi, Xhamajka gjithmone’.

sfidanti.al