Merkato pilotësh në 2018, Riçardo në situatë delikate me Red Bull

Viti 2018 duket se do të jetë i merkatos së pilotëve të Formula 1. Njëpjesë e mirë e tyre janë drejt mbylljes sëkontratave me skuadrat respektive dhe këtu përmentim 4 herë kampionin e botës, Ljuis Hamilton, Valteri Botas, Kimi Raikonen e Daniel Riçardo. Cështja e riniovimit me këta pilotë është disi deklikate duke qenë se në lojë hyn dhe i ashtuquajuri ‘Pakti i Konkordias’ në bazë të të cilit dotë bëhen edhe ndryshimet e mëdha në Formula 1 duke nisur nga viti 2021, kur skuadrat do të duhet t’i kenë të përcaktuara mirë programet teknike  që do të përfshijnë pilotët

Nëse për Ljuis Hamilton, cështja e rinovimit duket se shtë thjesht një formalitet gjë të cilën e ka theksuar ai vetë, për Daniel Riçardon situata është pak më delikate. Australiani tashmë është 28 vejc dhe ka maturinë për të tentuar fitimin e një botërori për pilotë. Por pavarësisht talentit të tij, Riçardo nuk ka shumë opsione për të zgjedhur për t’ia arritur qëllimit. Vendet te Mercedes dhe Ferrari duket se janë të prenotuara, ndërsa Red Bull është ende një e panjohur duke qenë se drejtues të kësaj skuadra kanë shprehur dëshirën për të parë Vershtapen si kampionin më të ri të botës në historinë e Formula 1. Cfarë do të ndodhë me këtë situatë? Po të bazohesh te fjalët e Kristian Horner, palët janë të vendposura të vazhdojnë bashkëpunimin edhe pse garat e para të 2018 mund të përcaktojnë jo pak në këtë histori.

‘Me siguri Daniel po jeton një momenttë rëndësishëm-tha Horner për Sky Sport-ai do të duhet të bëjë një zgjedhje delikate dhe dëshiron të jetë i sigurt se ne do t’i japim makinën e duhur që ai të shfaqë të gjithë potencialin e tij. Mendoj se në muajt e parë të vitit, pasi të kemi parë sesi do të paraqitet makina e si do të shkojnë gjërat në kampionat, do të mendojmë për rinovimin me të deri në 2020. Nëse ai vendos të largohet, atëherë do të mendojmë për zgjedhje të tjera brenda skuadrës. Kemi investuar shumë në programin e të rinjve,kemi shumë talente’

Sfidanti.al