Mercedes si Ferrari, kërcënon me braktisje të Formula 1

Ferrari nuk është i vetmi që shqetëson drejtuesit e Formula 1. Kokëkuqes italiane i është bashkuar edheMercedes, skuadra që ka dominuar në vitet e fundit këtë kampionat. Skuderia gjermane ashtu sikurse edhe Ferrari ka kërcënuar me një largim të mundshëm nga Botërori i Formula 1dicka që u konfirmua edhe nga Toto Volf. Sipas tij, po krijohet një situatë që nuk dihet nëse ia vlen qëndrimi në të apo jo.

Shkak për këtë pakënaqësi të mercedes është ndryshimi i rregullores së botërorit të formula 1 të vitit 2021. Liberty Media ka planifikuar  krijimine  motorëve më pak të kushtueshëm, pjesë të të cilëve do të bëhen standarde për të gjitha makina dhe për gjigandët ekëtijs sporiti mercedes dhe Ferrari kjo është dicka e padrejtë. Por ji vetëm kaq, pronarët e rinj të Formula 1 kërkon edhe një shpërndarje më të ekuilibruar  të të ardhurave nga të drejtat televizive.

Sfidanti.al