Mercedes mban Botas, i hap rrugën Okonit drejt Renosë

Mercedes më në fund merr vendimin për skuadrën e vitit të ardhshëm. skuderia gjermane në Botërorin e 2020 do të ketë në pistë pilotët e këtij viti, Ljuis Hamilton dhe Valteri Botas. Piloti filandez kohët e fundit e pa veten të rrezikojë vendin e tij pasi ishte në garë me Sebastian Okon, por në fund ai arriti të mposhtë konkurencën e tij dhe të sigurojë vendin si piloti zyrtar i mercedes.

Tashmë pritet të bëhet vetëm zyrtarizimi i këtij vendimi të marrë nga drejtuesit e Mercedes gjë që pritet të ndodhë në prag të fundjavës për Cmimin e Madh të Belgjikës në Spa.

Pas garës së zhvilluar në Budapest Toto Volf shprehu dilemat e tij për të ardhmen e skuadrës, por në fund duket se ai vendosi për një siguri dhe stabilitet më të madh në skuadër duke konfirmuar Botas. Okon priste dicka më shumë, por të paktën ai fitoi lirinë për t’u larguar nga Mercedes dhe destinacioni i tij duket se se do të jetë Reno ku pritet të zëvendësojë Niko Hulkenberg për të formuar një skuadër me Daniel Ricardon.

sfidanti.al