Mercedes, ‘lufta’ e brendshme për titull, Wolff: Nuk do të ndërhyjmë mes Bottas e Hamilton

‘Në këtë sezon të Formula 1 patëm një fillim të vështirë, por pak nga pak arritëm t’i përmirësonim gjërat në makinë. Tani nuk ka kuptim që të flasim për pikë, këtë do ta shohim pas 3-4 garave-këtë e ka thënë Toto Wolff, shefi I Mercedes gjatë një bisede online me disa tifozë të skuderisë gjermane. Një ndër pyetjet që u bënë në drejtim të tij ishte nëse skuadra do të ndërhynte në betejën e brendshme mes bottas dhe Hamilton për titullin botëror të Formula 1, dhe Wolff u përgjigj:  ‘Nëse Bottas dhe Hamilton do të jenë në një luftë të hapur për kampionatin nuk do të ketë asnjë lloj ndërhyrje nga ana e stafit teknik të skuadrës’

sfidanti.al