Mercedes-Bottas; bashkëpunimi vijon edhe në 2018

Valtteri Bottas do të jetë shok skuadre me Lewis Hamilton te Mercedes edhe bortërorin e vitit 2018 në Formula 1.Skuderia gjermane bëri të ditur lajmin për rinovimin e kontratës me pilotin finlandez edjhe për vitin e ardhshëm. Bottas po bën një paraqitje shumë të mirë në këtë sezon dhe drejtuesit e mercedes kanë mbetur të kënaqur aq sa i ofruan zgjatjen e bashkëpunimit me të. Deri tani janë zhvilluar 13 gara në këtë sezon dhe Bottas është në kuotën e 197 pikëbve duke u renditur në vendin e 3 në klasifikimin e përgjithshëm për pilotë. 28 vjecari ka mundur që të fitojë 2 gara në Rusi e Austri, 2 pole position në Bahrein e Austro dhe ëshë ngjitur 9 herë në podium, duke barazuar rekordin e të gjithë karrierës së tij përpara këtij sezoni.

sfidanti.al

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *