Mekinro: Problemi i Gjokoviçit nuk është fizik, por në kokë!

Ish-raketa botërore nr.1 Xhon Mekinro i deklaroi gazetës spanjole “Marka” se problemi i Gjokoviçit është më shumë psikik sesa fizik, ndërsa vuri në dukje se ai nuk e kuptoi vendimin e Noles për ta ndërprerë bashkëpunimin me legjendën gjermane Boris Beker. “Unë nuk jam shumë i afërt me Gjokoviçin, por mendoj se problemin ai e ka në kokën e tij. Më befasoi shumë që ai hoqi dorë nga receta që i solli atij aq shumë suksese, shkarkimi i Bekerit dhe i të gjithë ekipit që e ndihmonte atë. Me të vërtetë, një lëvizje e pakuptueshme”, tha Mekinro.

Novak Gjokoviçi, ndërkohë, ka filluar stërvitjet në Beograd dhe paralajmëroi se do ta filloi kthimin e tij, në sezonin e ri, në Australi. Andre Agasi vazhdon që të jetë pjesë përbërë e ekipit të tij.

Sfidanti.al