Mekgregori, një rol në serialin “Loja e fronave”

Superylli dhe kampioni i padiskutueshëm në UFC, Konor Mekgregor, do të marrë një rol në serialin televiziv më të njohur, tani për tani, në botë, “Loja e fronave” (Game of Thrones). Sipas disa informacioneve që kanë dalë në publik, ekipi i këtij seriali ia ka vënë syrin Mekgregorit që ky i fundit të shfaqet në një nga seritë e sezonit të ardhshëm të këtij seriaili të studios televizive HBO. Autorët e këtij seriali janë të binduar se Konori do të mund të përshtatet mjaft mirë në të. Sidoqoftë, ende nuk dihet roli që do t’i jepet atij, ndoshta, edhe ndonjë rol sekondar, por ai do të ketë një rëndësi të madhe për këtë serial dhe dashamirësit e tij.