MekGregor, mjeshtri i ringut që mposhti edhe varfërinë

Konor MekGregor, para disa ditësh u bë personi i parë që mban brezat në të dy kategoritë e UFC (Ultimate Fighting Championship), pasi mundi me KO në raundin e dytë, kampionin e peshave të lehta, Edi Alvarez. Në një intervistë të fundit, boksieri irlandez ka treguar vështirësitë që kishte përballuar, për të arritur këto suksese, por nuk harroi të falenderojë edhe gruan e tij, Di Devlin.

“Kemi qenë së bashku për më shumë se tetë vite. Kemi jetuar në Irlandë, 30 kilometra nga Dublini, në një apartament me qira dhe me 188 euro ndihmë sociale”. “Isha i papunë dhe gjithë ditën e shpenzoja në palestër. Besoja që do bëhesha kampion, por dhe gruaja ime po ashtu. Pavarësisht situatës së keqe financiare, ajo gjithmonë më jepte të haja ushqim të mirë dhe atë në përpikëri me regjimin tim ditor”, përfundon MekGregor.