Mejuedhër, e mori malli për ringun; do të kthehet në 2020

Floid Mejuedhër duket se ndjen mall për ringun. Boksieri ameikan, 6 herë kampion bote në 5 kategori të ndryshme peshash, nëpërjet 2 postimeve në Instagram bëri të ditur kthimin e tij në ring vitin e ardhshëm. Në postimin e parë e theksoi qartë teksa shkruante : ‘Dal nga pensioni në 2020’, ndërsa në postimin e dytë është një foto selfie së bashku me presidentin UFC Dana Uajt e bërë gjatë ndeshjes së NBA mes Bostonit dhe LA Clippers.

Ndeshja e fundit zyrtare e Mejuedhërit ishte në gusht të 2017 kur mundi në një ndeshje boksi, kampionin e arteve marciale të përzieria, Konor Mekgregor. Nuk është e qartë nëse Mejuedhër do të kthehet në ringun e boksit apo do të provojë duelet në oktagon, por ajo që bie në sy është se e gjithë kjo bie në kontrast me deklaratat që vetë Mejuedhër kishte bërë teksa përgënjeshtroi zërat për rikthimin e tij. ‘Kam marrë oferta për t’u kthyer në ring, por shëndeti është pasuria ime. Boksi është një sport brutal dhe në vitet e fundit shumë boksierë kanë humbur jetën në atë kuadrat. Duhet të kuptosh se kur duhet të ndalesh dhe unë pata një karrierë të madhe-ishin fjalët e Mejuedhër përpara njoftimit të kthimit të tij. Është e qartë që ate duket se do ta presë një tjetër cek I majmë.

Sfidanti.al