Më në fund bëhet zyrtare; Alonso do të garojë në Rally Dakar

Vjen më në fund dita që të zyrtarizohet lajmi I pjesëmarrjes së Fernando Alonsos në Rally Dakar të vitit 2020 që do të zhvillohet në Arabinë Saudite. Gjithcka erdhi pas përfundimit të Rally të Marokut, një eveniment gjatë të cilit ai është pyetur shpesh për këtë ndërmarrje të re në karrierën e tij, por që Alonso u përpoq që të evitonte të përgjigjej. Megjithatë, spanjolli jepte deklarata të tillë që të lihej të kuptohej se tashme e gjithë kjo histori ishte fakt I kryer.

Fernando Alonso do të garojë me skuadrën Toyota Gazoo Racing që bëri edhe prezantimin e skuadrës  me spanjollin që ishte bashkë me Mark Komën.

Prania e Fernando Alonsos në Rally Dakar që do të zhvillohet në 5-17 janar është kaq e rëndësishme sa skuderia japoneze organizoi një ceremony madhështore në Salu, në ambientet e saj të Port Aventurës  duke përfituar edhe nga rasti që këtë fundjavë është Cmimi I Madh I Katalonjës në edicionin e 55 të tij.

Pjesë e skuadrës se Toyota gazoo racing në Rally Dakar do të jenë edhe Al Attiyah, që do të jetë një prej favoritëve kryesorë për të fituar, De Villiers dhe Ten Brinke.

Sfidanti.al