Mbyll karrierën në Formula 1; Alonso bën përshëndetjen e fundit

Fernando Alonso i dha lamtumirën Botërorit në Formula 1. Gara e Abu Dabit ishte e fundit për spanjollin në këtë kampionat ku kaloi 17 vjet të karrierës së tij. Tani Alonson e presin aventura të reja sic është gara e Indy 500 ndërkohë që objektivi i tij është që të fitojë të famshmen ‘Triple Croën’. Ditën e tij të fundit në kampionatin e formula 1, Fernando Alonso publikoi në rrjetet sociale një video falenderuese për të gjithë personat e përfshirë në ambientet e Formula 1, një video të cilën spanjolli e fillon dhe e mbyll me frazën ‘Jam një pilot’.

Por Fernando alonso nuk është i vetmi pilot që braktis Botërorin e /Formula 1 për këtë vit. Do të largohen edhe Vandorn e Erikson tyë cilët do të kalojnë në kampionatin e Formula E, por belgu do të mbajë lidhjet me F1 pasi do të jetë pilot simulator te Mercedes. Po kështu lënë Formula 1 edhe Hartli e Okon me këtë të fundit që do jetë pilot provash i mercedes. I fundit në listën e të larguarve është Sirotkin i cili pa që Robert Kubica t’i marrë vendin e pilotit zyrtar te Uilliams ku do të ketë si shok skuadre Xhorxh Rasëll.

sfidanti.al