Mbretëresha e sprintit në atletikë vjen nga Xhamajka e Usain Boltit

Nuk mund të preket Florens Grifit-Xhojner me kohët e saj të jashtëzakonshme 10”49, 10”54 apo 10”62, por gjithsesi mbretëresha e sotme e 100 metrave për femra në atletikë nuk është aspak për t’u hedhur poshtë. Është nga Xhamajka, pasardhëse e denjë e Usain Boltit, dhe u shpall kampione e botës në Doha të Katarit. Shelli-An Frejzër-Prajs doli e para në garën finale, me kohën shumë të mirë 10”71, duke lënë pas britaniken simpatike Dina Ejshër Smith.

Xhamajkania është kthyer sërish në nivelet e saj tepër të larta, vetëm 2 vjet pas lindjes së një fëmije, dhe në moshën 32-vjeçare nuk është dorëzuar ende. Koha e dhënë në Katar është vetëm 1 të qindën më e lartë sesa rekordi i saj personal, që është edhe rekordi i Xhamajkës. Shelli-Ana është atletja e katërt më e shpejtë e të gjitha kohëve pas Grifit-Xhojnerit, Karmelita Xheterit dhe Marion Xhonsit, që të treja amerikane.

Sfidanti.al