Mblodhi 10 mijë Dollarë kundër Covid-19, Norris mban premtimin: Qeth kokën zero

Qethje e flokëve zero në këmbim të fondeve për luftën kundër coronavirusit. Lando Norris vendosi të kontribuojë në këtë mënyrë për mbledhjen e fondeve globale që kanë nisur personalitetet e njohur në të gjithë botën për pandeminë. Piloti anglez I McLaren gjatë një prej garave automobilisitike online, ndërmori një nismë teksa lajmëroi se nëse do të mbledhë 10 mijë dollarë do të qethë flokët zero.

Norris që I transmeton në streaming garat e tij, mori pjesë në eventin Twich Stream Aid të kësaj fundjave së bashku me muzikantë e personazhe të tjerë të njohur për të mbledhur fonde për bamirësi. U mblodhën në total 2.2 milionë Dollarë të destinuara të shkojnë për llogari të një fondi të OBSH.

Lando u impenjua në prerjen e flokëve nëse fansat që ndiqnin garën e tij në streamin do të dhuronin më shumë se 10 mijë Dollarë dhe në fakt shuma e grumbulluar ishte mbi 12 mijë Dollarë kështu që Norris mbajti premtimin dhe e bëri publik veprimin e tij.

‘Arritëm në 10 mijë Dollarë! Flokë, u prehshi në paqe-shkruante piloti në rrjetet sociale.

Sfidanti.al