Masa si Horner: Alonso, pilot i madh sa Shumaker, por i përçan skuadrat

Fernando Alonso është kthyer në një cështje ditët e fundit në ambientet e Formula 1. Kristian Horner ditë më parë deklaroi se spanjolli krijon kaos kudo që shkon, deklaratë që gjeti edhe mbështetjen e Felipe Masës që u shpreh me tone jo pajtuese për ish shokun e tij të skuadrës te Ferrari.

‘Me Fernandon krijohet gjithnjë një situatë dueli-tha Masa në një intervistë për TV Globo-jashtë piste nuk kemi pasur asnjë problem, por ekziston një tjetër Alonso brenda makine e një tjetër jashtë saj’.

Felipe Masa bën edhe një paralelizëm me legjendën e Formula 1, Mikael Shumaker. ‘Përsa i përket talentit, Alonso është në të njëjtin nivel me Shumaker-vijoi Masa-Alonso i kupton shpejt gjërat. Është një pilot ndryshe, inteligjent, i shpejtë, i kompletuar, ashtu sic ishte Shumaker, por spanjolli kur vë helmetën në kokë shndërrohet në një tjetër person dhe kjo con në përcarjen e skuadrës dhe kjo është vënë re. Ky është problemi i tij. nëse nuk do ta kishte do të kishte fituar më shumë tituj me talentin e tij. Për të dy ne ishte e vështirë bashkëjetesa, por me Shumaker kisha një raport më intim; doja të mësoja nga një pilot që kishte fituar 7 tituj botërorë dhe që më trajtonte gjithnjë mirë’.

sfidanti.al